E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, homazhe në nderim të dëshmorët e kombit.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, së bashku me krerë të lartë të shtetit, bëri sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Në nderim të kujtimit të patriotëve dhe dëshmorëve të kombit, Kryetarja e Kuvendit vendosi një kurorë me lule në monumentin Nënë Shqipëri.
Në këtë ditë reflektimi për lirinë, Zonja Jozefina Topalli u takua me familjarë dhe të afërm të dëshmorëve , të pranishëm në ceremoninë e organizuar.

Më pas, Kryetarja e Kuvendit së bashku me Kryeministrin, Sali Berisha bënë një vizitë në shtëpinë e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Në bisedën e ngrohtë familjare me bashkëshorten Fatmira, fëmijët e tij dhe të afërm të tjerë, ata vlerësuan liderin e lirisë Azem Hajdari, si një ikonë të rrallë të demokracisë, që priu të rinjtë në realizimin e ëndrrës për një Shqipëri të lirë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›