E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martesa, ja 5 llojet

TIRANË-Raporti martesor nuk është i njëjtë në asnjë cift. Një studim që ka zgjatur rreth 30 vjet ka mundur të ndajë ciftet në 5 llojë sipas mënyrës që e jetojnë jetën në cift.

Martesa tradicionale
Kjo martesë nënkupton që burri siguron të ardhurat, e gruaja rri në shtepi. Nëse një raport i këtille u përgjigjet bashkeshortëve, respektivisht nese qe te dy jane te lumtur me kete raport, atehere ne nje martese te ketille grindjet jane te rralla dhe mund te thuhet se ky lloj i marteses ka me se shumti gjasa per te mbijetuar.

Martesa e përshtatshme
Bëhet fjalë për një martesë paksa me moderne. Partneret bashkeshortore nuk e kalojne tere kohen e lire se bashku, por ndjejne nje lidhshmeri midis tyre. Secili nga ta e ka punën e vet, por kur kthehen në shtepi, kanë pershtypjen se janë kthyer në strofullin e tyre. Njëri-tjetrit i ofrojne përkrahje dhe dashuri, vleresohen midis veti dhe kuptojnë se liria dhe sinqeriteti janë të domosdoshme për një martesë të mirë.

Martesa ‘e ndarë’
Në këtë lloj martese, ne fillim çdo gjë duket ideale, por bashkëshortet jane teper egoiste per te mundur qe te pranojne te bejne kompromiset e domosdoshme, prandaj shume shpejt secili fillon qe te beje jete te ndare, perkunder asaj se nuk shkurorezohen. Grinden rralle, meqe kryesisht jane te preokupuar me veten e tyre.

Martesa si opera
Sikur edhe në çdo opera tjeter, këtu zeri i fortë është mënyra dominuese e komunikimit. Por, opera zhvillohet dhe kryhet, kurse çiftet që jetojnë në një martese të këtille, pas çdo grindjeje të ashper, pajtohen në shtrat. Ky është një tregim ciklik. Në një moment, njëri prej bashkeshorteve arrin të kuptojë se as seksi me i mire nuk shpaguan grindjet e pafundme, prandaj braktis palën tjetër në martesë.

Martesa me ndjekës-ikës
Studimet që kanë zgjatur 30 vjet, tregojnë se në këtë lloj martesash, ne rreth 80% të rasteve, rolin e ndjekesit e luan gruaja. Ajo dëshiron që të diskutohet për probleme të ndryshme, për ato të mëdhate dhe të voglat, për problemet e rëndësishme dhe të parëndësishme… Në atë rast, mashkulli tërhiqet, lexon gazetat, shikon TV-në, meqë nuk dëshiron grindje. Por, gratë nuk ndalen. Kur meshkujt zemërohen, grate tërhiqen në vetvete.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›