E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi kërkon unifikimin e abetares

TIRANË- Në vijim të nismave të saj,  Aleanca Kuq e Zi ka bërë publike nismën më të fundit, atë për unifikimin e abetares.

Përfaqësues të AK kanë theksuar se duhen marrë masa dhe hartuar strategji për ruatjne dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe. Një komb, një gjuhë, një abetare.

Me këtë moto, AK sot i mëshon interesit të saj për gjuhën shqipe dhe njohjen e saj nga gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë e punojnë në të njëjtën mënyrë.

Aleanca ngre shqetësimin e kaosit që sipas saj është krijuar aktualisht në arsimin fillor me teksin më themelor, atë të abetares.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›