E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende s’ka filluar regjistrimi në veri

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 19:40

Në një deklaratë të Komitetit Drejtues të Fondit të Mirëbesimit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe banesave në Kosovë thuhet se procesi i regjistrimit është duke vajtur mirë. Anëtarët i ftojnë të gjithë banorët e Kosovës të marrin pjesë në regjistrimin i cili do të zgjas deri më 15 prill 2011.

Komiteti Drejtues gjithashtu konfirmon mbështetjen e tij në synimin që regjistrimi të bëhet në tërë territorin e Kosovës.

“Bazuar në konsultimet gjithëpërfshirëse me të gjithë partnerët kryesorë përfshirë edhe anëtarët e Komitetit Drejtues, UNOPS-it, i cili menaxhon me Fondin Multi-donatoresh të Mirëbesimit i është besuar që të kryej regjistrimin në veri të Kosovës. Operacioni në veri të Kosovës do të bëhet sipas metodologjisë së njëjtë dhe data referuese, 31 Mars 2011 do të mbetet e njëjtë sikurse në operacionin e kryer nga Enti i Statistikave.

Përgatitjet teknike kanë përparuar mirë por aktualisht implementimi i tyre në një mënyrë është vonuar për të siguruar pjesëmarrjen më të madhe të mundshme të të gjitha komuniteteve”, thuhet në komunikatë.

Megjithëse regjistrimi i popullsisë ka nisur, drejtuesit e Komisionit Komunal për Regjistrim (KKR) në Mitrovicë ditë më parë kanë njoftuar se regjistrimi nuk ka nisur në veri të qytetit dhe as në lokalitetet shqiptare në atë pjesë të Kosovës.

Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës thuhej se për regjistrimin e popullsisë në veri të vendit përgjegjësinë e ka marrë Zyra për Shërbime Projektuese të Kombeve të Bashkuara (UNOPS). Ndryshe, zyrtarë të Serbisë patën insistuar që këtë regjistrim ta bëjë UNOPS.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›