E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentja lituaneze viziton sot Timoshenkon

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite, do të vizitojë sot ish-kryeministren e Ukrainës, Julia Timoshenko. Ajo gjithashtu pritet të zhvillojë bisedime në Kiev me presidentin e këtij vendi, Viktor Janukoviç.

Të mërkurën, Timoshenko, e cila po vuan dënimin me shtatë vjete burg, për shkak të “abuzimit me detyrën zyrtare”, ka ndërprerë grevën e urisë dhe është transferuar në spital.

Dënimi i saj ka tensionuar raportet ndërmjet Ukrainës dhe Perëndimit.

Shumë udhëheqës evropianë planifikojnë të bojkotojnë ndeshjet e Euro 2012-ës që luhen në Ukrainë.

Këtë javë, Janukoviç ka anuluar samitin me udhëheqësit e Evropës Qendrore dhe Lindore, pasi disa vende kanë refuzuar të marrin pjesë për shkak të rastit Timoshenko.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›