PS: “Zvarritja, përgjegjësi e mazhorancës”
Autori i Lajmit: red.
Socialistët akuzojnë mazhorancën për zvarritjen e procesit të dosjeve. Sipas tyre, Partia Socialiste e ka shprehur qartë qëndrimin e saj për ngritjen e e një komisioni të posaçëm kuvendor për këtë çështje. Burimet nga selia rozë i quajnë madje lojëra fjalësh deklaratat e bëra nga relatori demokrat i këtij drafti në Komisionin e Ligjeve, Aldo Bumçi, sipas të cilit selia rozë duhet të qartësojë qëndrimin e saj. Burimet nga PS theksojnë se nuk kanë frikë nga hapja e dosjeve, por thjesht po i qëndrojnë në konsekuencë mendimit të shprehur prej tyre. Madje, ata sqarojnë se në Komisionin e Ligjeve janë tre drafte të PD-së dhe një i PS-së, por për të gjitha ato kanë kaluar afatet ligjore të shqyrtimit dhe i takon Qeverisë që të paraqesë një tjetër draft. Kjo, sipas të njëjtave burime, është e përcaktuar qartë dhe në rezolutën e miratuar nga Kuvendi për këtë çështje. Pak ditë më parë, zëdhënësi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, kërkoi që kryesocialisti, Edi Rama të shpjegojë ndryshimin e vazhdueshëm të qëndrimeve lidhur me këtë çështje. Sipas tij, është e pakuptimtë që vetëm pak ditë më parë Rama pohoi se PS është e gatshme të bashkëpunojë me mazhorancën për hapjen e dosjeve, ndërsa dy ditë më vonë, sekretari për Çëshjet Ligjore, Fatmir Xhafaj, solli një propozim të ri për këtë çështje. “Jam i detyruar t i shtroj këtë pyetje zotit Rama: Çfarë fshihet pas qëndrimit tuaj të dyfishtë për ligjin për dosjet? Në fillim porosisni Majkon të bëjë ligjin, pastaj i kërkoi Isarajt ta kundërshtojë, më pas kërkoni në Komisionin e Ligjeve të hapen të gjitha dosjet dhe më pas zoti Xhafaj vjen me propozim të ri. Pyetja për Kryetarin e PS-së është e drejtpërdrejtë: cilat janë motivet dhe arsyet për këtë qëndrim të dyfishtë, në fakt, dy qëndrime diametralisht të kundërta?”, - ka pohuar Bumçi duke lënë madje të nënkuptohet se PS ka frikë nga hapja e dosjeve. “Pse kjo drojtje për dosjet, për një ligj që vendosi standardet morale dhe politike për demokracinë shqiptare që do ta ndajë njëherë e mirë Shqipërinë nga e kaluara?” - ka thënë ai.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008