Presioni mbi Realin

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 19:00
Rafael van der Vaart është i vendosur t’i tregojë Real Madridit se çka kanë humbur kur Tottenham të ndeshet me gjigantin spanjoll në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në muajin e ardhshëm.
Van der Vaart po ashtu ka çështje personale me Realin, klub i cili e shiti në White Hart Lane, gjatë verës së vitit të kaluar.
“Jam shumë i motivuar të luaj kundër tyre. Është përballje e madhe për mua. Presioni nuk është ndaj nesh, por ndaj Realit. Kam zhvilluar 68 ndeshje për Realin dhe kam shënuar 13 gola atje. E njoh klubin, i njoh futbollistët dhe ekipin”, tha holandezi për Sunday Mirror.