Prespë, nis takimi Berisha-Papandreu-Gruevski
PRESPE- Ka nisur sot takimi i planifikuar i tre kryeministrave të vendeve fqinjë. Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski kanë shkuar në Prespë në territorin grek, të ftuar nga kryeministri grek Jorgos Papandreu.
Takimi i nisur pak më parë po zhvillohet për tema të përcaktuara më parë si cështjet ndërkufitare si dhe për efektet e ngrohjes globale në territorin që ndajnë tre vendet, kryesisht për mbrojtjen e liqenit të Prespës.
Por burimet greke dhe maqedonase thonë se edhe tema të tjera bisedimesh do të jenë në tryezë. Kështu mediat maqedonase thonë se takimi që nis sot dhe pritet të zgjasë tre ditë do të jetë një dritë shprese për cështjen e emrit të Maqedonisë.
Shkupi shpreson që Greqia të mos verë veton në hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, në takimin e Brukselit në dhjetor. Por ka pak gjasa të ketë përparim për cështjen e emrit.
Ndërkohë me Berishën, pritet që Papandreu të hapë cështjen e shumëdebatuar të kufirit detar, edhe pse kjo nuk është e konfirmuar në axhendë.
Takimi mes tre liderëve ndodh pak pasi BE bëri thirrje që shtetet e Ballkanit perëndimor të forcojnë bashkëpunimin mes tyre si hap për tu integruar më mirë në BE.
(e.n/BalkanWeb)