Tepelenë, arrestohen dy të rinj, akuzohen për vjedhje
Policia e Gjirokastrës arrestoi dy 18-vjeçarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e një kazinoje. Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, nga ana e Specialistëve Seksionit të Krimeve Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i dy 18-vjeçarëve nga Tepelena, Admir Adriatik Veizi, Endri Agron Xheza. Sipas policisë, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 13.10.2008, rreth orës 02:30 të mëngjesit, kanë vjedhur me thyerje lokalin e lojërave të fatit në qendër të Tepelenës, pronë e shtetasit Taulant Cela nga Tepelena. Mbas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Specialistëve të Krimeve Kundër Pronës në Sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë e mundur kapja e këtyre shtetasve, si dhe sekuestrimi i një pjese të parave. Menjëherë atyre i janë vënë prangat dhe janë shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, ku pritet që të dalin para drejtësisë, për këtë vepër penale të kryer.