Pretenca e Aziz Kelmendit 3 vite burg

Më pak se 2 vite burg ka kërkuar organi i prokurorisë për biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi, i cili disa muaj më parë aksidentoi për vdekje këngëtaren Emy. Në seancën e së enjtes, prokuroria kërkoi 3 vite burg për Kelmendin, për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”, më 27 shkurt, në ambientet e jashtme të një lokali nate në Tiranë.
Prokuroria në fjalën e fundit të saj kërkoi masën e dënimit me 3 vite, por duke qenë se Kelmendi kërkoi gjykim të shkurtuar, ai përfitoi nga ligji ulje në masën e 1/3 së dënimit që do të japë gjykata. Sipas ekspertizës së kryer, menjëherë pas ngjarjes, nga prokuroria rezultoi se këngëtarja Emy gjeti vdekjen nga hemoragjia në tru.
Në seancën e kaluar, i pandehuri Aziz Kelmendi, u kërkoi ndjesë familjarëve të Emy-t, të cilët kanë qenë të pranishëm në sallën e gjyqit, por nuk reaguan pas deklarimeve të tij. Tashmë, do të jetë Gjykata e Apelit të Tiranës që do të vendosë masën e dënimit për biznesmenin kosovar, të akuzuar se aksidentoi për vdekje këngëtaren Emy.
Denada Shkodrani