Provimi i shtetit afat rregjistrimi deri me 30 qershor

Të gjithë studentët të cilët kanë përfunduar studimet për mjekësi dhe stomatologji në 2010, do t’i ushtrohen në muajin nëntor, për herë të parë provimit të detyruar të shtetit. Urdhëri i Mjekut është institucioni, ku kryhet regjistrimi dhe 30 qershori është afati i fundit. Përfaqësuesja e Urdhërit të Mjekut, Kontila Rapo sqaron nëpërmjet “AS”, se kushti bazë për të kryer këtë provim është praktika 9-mujore e tyre. E menjëherë pas përfundimit të provimit të shtetit këta mjekë marrin dhe licensën e ushtrimit të profesionit.
"Kur mjekët dhe stomatologët që vijnë te ne, që janë diplomuar pas korrikut të vitit 2010, përveç rregjistrimit provizor që ata sjellin diplomën origjinale, fotokopjohet në zyrat tona. Sjellin kartën e identitetit, 3 fotografi dhe ndërkohë paisen me dokumentat nga urdhëri mjekut, e cila është libreza e praktikantit. është një dokument bazë që lëshon Urdhëri i Mjekut dhe është i vetmi dokument që i jep çertifikimin të gjithë këtyre praktikantëve për të hyrë në provimin e shtetit"-thotë Rapo.
Të gjithë ata studentë, që nuk do të regjistrohen e s’do të japin provimin me detyrim, sipas ligjit penalizohen për të ushtruar profesionin. Aktualisht janë regjistruar vetëm gjysma e mjekëve dhe stomatologëve.
"Aktualisht, sot është regjistruar mbi gjysma e të gjithë studentëve që janë diplomuar në Korrik 2010. është me detyrim. Të gjithë ata që nuk futen në provimin e shtetit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin. është shumë taksative. E parashikuar në ligj dhe në urdhërat që kanë dalë për të mbështetur këtë ligj"-thekson ajo.
Grupet e vlerësimit të provimit të shtetit dhe programet priten të caktohen nga Ministria e Arsimit. Ky provim do të ribëhet çdo 5 vjet.
Julia Bardhushi