E Diel, 1 Nëntor 2026

Posta drejt SHBA-se hiqet kufizimi i peshes se dergeses

Hiqet kufizimi i peshës për dërgesat nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vetëm një vit më pare, nga ana e administratës postare amerikane pati kufizime të forta përsa i përket dërgesave në drejtim të  SHBA-së, ku nuk lejohej asnjë dërgesë mbi masën 500 gramë. Ndërsa tani, falë marrëveshjes së Postës Shqiptare me kompaninë e njohur në bote DHL, mund të dërgohen pako deri në 20 kg.
 
"Do t'u sigurojë klientëve shqiptarë jo vetëm shërbimin e shpejtë brenda vendit, por në çdo skaj të botës, që klientët tanë të jenë të kënaqur jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në eksportet e kërkesave, mallrave dhe shërbimeve që ata kërkojnë. Për ne, në analizat që ne bëjmë, na është thënë që DHL-ja është kompania më e mirë"-u shpreh Arqile Gorea, Drejtor i Postës Shqiptare.

Përfaqësuesi i DHL-së dhe njëkohësisht Drejtori i Aviacionit për Europën tha se bashkëpunimi me Postën Shqiptare do të vazhdojë për t’u shërbyer klientëve shqiptare duke ju ofruar siguri dhe shpejtësi.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›