E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretenca e Prokurorise Burg perjete Pinarit Delijorgjit dhe Minxollit 132 vite burg per te tjeret

Prokuroria kerkon tri burgime te perjetshme dhe 132 vite per 29 te pandehurit e Gerdecit

Pas rreth 150 seancave te zhvilluara prokuroria i ka dhene fund leximit te pretences per 29 te pandehurit e akuzuar per shperthimin tragjik te 15 marsit 2008 ne ish-fabriken e demontimit ne Gerdec. Pasi i kane cilesuar fajtore per ngjarjen e rende nga e cila humben jeten 26 persona dhe u plagosen mbi 300 te tjere grupi i prokuroreve i kerkoi gjykates denimet per 28 nga 29 te pandehurit pasi per njerin prej tyre Lavdi Shatronish-drejtorin e fabrikes se Policanit u kerkua terheqja e akteve per plotesim. Denimi me i rende qe e parashikon Kodi Penal u kerkua per tre te pandehurit kryesore Ylli Pinari Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli mbi te cilet rendon akuza e Vrasjes masive ne rrethana cilesuese te me shume personave. Prokuroria ka perjashtuar nga ky denim te pandehurin Sokol Ngjec per te cilin kerkoi denimin me 23 vjet burg. Me pas grupi i prokuroreve kerkoi denime edhe per te pandehurit e tjere te akuzuar per shperthimin tragjik kryesisht ish-punonjes te Ministrise se Mbrojtjes dhe ushtarake per te cilet ne total u kerkua denimi me 132 vite burg. Ndryshe nga sa kane deklaruar para gjykates prokuroria i cilesoi fajtore per shperthimin tragjik te 15 marsit 2008 edhe ish-gjeneralet Luan Hoxha Zija Bahja dhe Agim Lala per te cilet krahas denimeve me burgim kerkoi edhe perjashtimin e tyre nga funksionet publike per nje periudhe te caktuar kohe. Per ish-shefin e Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha i akuzuar per shperdorim detyre te kuadrit komandues prokuroria kerkoi tete vjet burgim dhe ndalim per pese vjet te ushtrimit te detyres. Per ushtarakun tjeter te larte te Forcave te Armatosura Agim Lala u kerkua denimi me kater vjet burg per shperdorim detyre dhe heqja e te drejtes per tu angazhuar ne pune shteterore per pese vjet. Per ish-komandantin e Forces se Bashkuar Shpetim Spahiu u kerkuan tete vjet burg heqje e se drejtes per tu angazhuar ne funksione publike per pese vjet si denim plotesues. Per ish-komandantin e Komandes Mbeshtetese Zija Bahja u kerkuan gjashte vjet burgim dhe ndalim i ushtrimit te detyres ne shtet per kater vjet. Gjithashtu denimi penal u kerkua edhe per shoqerine Albademil per te cilen u kerkua te gjobitet me 75 milione leke ndersa si denim plotesues u kerkua heqja e se drejtes per te kryer cdo lloj veprimtarie qe ka lidhje me armet dhe municionet luftarake si dhe lendet plasese per nje periudhe 20-vjecare. Prokuroria kerkoi te kalonin ne favor te shtetit te gjitha materialet skrap apo metale te tjera te gjetura ne rajonin e Gerdecit pas shperthimit te 15 marsit 2008. Ndersa shpenzimet per hetimet gjyqesore te ndahen mes te pandehurve. Nderkohe llogarite bankare te bllokuara si dhe pasurite e konfiskuara te kalojne per llogari te procesit civil te ngritur nga te demtuarit e tragjedise.

Seanca

Kater prokuroreve te ceshtjes u kane mjaftuar vetem tri ore per te lexuar 150 faqet e fundit te materialit voluminoz prej 500 faqesh te konkluzioneve perfundimtare te gjykimit. Ne salle ndodhej nje pjese e vogel e te pandehurve ndersa nga te akuzuarit kryesore ishte i pranishem vetem ish-specialisti i Meico-s Sokol Ngjeci. Edhe ne kete seance si ne shume te tjera nuk kane qene te pranishem Ylli Pinari Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji te cilet pas lirimit nga gjykata per shkak te afateve ndodhen ne masen Arrest shtepie. Gjithashtu te pranishem ne proces kane qene edhe familjare te 26 viktimave te shperthimit tragjik te cilet reaguan menjehere pas vendimit. Zamira Durda nena e gjashtevjecarit Erison Durda i cili humbi jeten ne shperthimin tragjik u shpreh e pakenaqur me denimet qe prokuroria kerkoi per ish-ushtaraket. Ndersa joprofesionale dhe politike e ka cilesuar pretencen e prokurorise edhe avokati Maksim Haxhia i cili mbron interesat e shoqerise Albademil. Seanca e radhes ku te pandehurit dhe avokatet e tyre do te paraqesin pretendimet u la per tu zhvilluar ne 17 nentor dhe me pas do te jete gjykata ajo qe do te jape vendimin perfundimtar per 29 te akuzuarit.

Historiku i procesit

Procesi per tragjedine e Gerdecit ka nisur shqyrtimin ne Gjykaten e Tiranes ne qershor te vitit 2009. Pergjate kesaj kohe prokuroria ka pyetur rreth 200 deshmitare kryesisht ish-punetore te fabrikes se demontimit te cilet kane treguar para gjykates punen qe kryenin ne ish-fabrike. Ish-punonjesit kane pohuar se kane qene te pasiguruar ndersapara se te nisnin pune nuk ishin trajnuar dhe madje as nuk kishin lexuar apo firmosur ndenje rregullore per sigurine ne pune. Ne gjykate kane deshmuar edhe te mitur te cilet kane treguar se ishin marre ne pune nga ish-drejtori i fabrikes Dritan Minxolli ndersa norma qe ata kryenin ishte teper e larte. Por punesimin e femijeve ne fabrike e ka pranuar edhe vete i pandehuri Minxolli i cili ne deklaratat e shumta te lexuara para trupit gjykues ka pohuar se e ka bere per humanizem nisur nga gjendja e rende ekonomike qe ndodheshin familjet e te miturve. Nderkohe ne lidhje me shperthimin tragjik te 15 marsit 2008 te pandehurit kane deklaruar se ai nuk kishte ardhur per shkak te mosshkeljes se rregullave te sigurimit ne pune duke aluduar per nje akt sabotimi.

Denimet per te pandehurit


1-Ylli Pinari Burgim i perjetshem

2-Mihal Delijorgji Burgim i perjetshem

3-Dritan Minxolli Burgim i perjetshem

4-Sokol Ngjeci 23 vite burg

5- Luan Hoxha 8 vite burg

6-Shpetim Spahiu 8 vite burg
7-Shkelzen Madani 8 vite burg
8-Agim Lala 4 vite burg
9-Dashnor Caushi 8 vjet burg

10-Zija Baja 6 vite burg
11-Ndue Marku 3 vite burg
12-Ardian Mullai 7 vite burg
13-Hilmi Lacaj 4 vjet burg
14-Fiqiret Mato 2 vite burg
15-Lavdi Shatro terhiqet akuza
16-Fari Toska 4 vite burg
17-Adriatik Metma 1 vit burg
18-Agim Babameto 4 vite burg
19-Besnik Dauti 3 vite burg
20-Denis Hajdari 36 vite burg
21-Fatbardh Kuci 36 vite burg
22-Jorgo Mino 4 vite burg
23-Zenun Ferro 46 vite

24 Armand Tartari 46 vite

25- Hysni Cocka 4 vite burg

26-Juliana Margariti 26 vite burg

27-Rezart Tershana 4 vite burg

28-Gezim Oshafi 36 vite burg

29-Shoqeria Albademil 75 milione leke gjobe

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›