E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet e vdekur buze rruges 55-vjecarja

Nje 55-vjecare eshte gjetur e pajete buze trotuarit ne nje nga rruget me te populluara te qytetit te Elbasanit. Sipas policise viktima eshte Bajame Muca. 55-vjecarja Muca u gjet e vdekur mesditen e se henes ne lagjen Luigj Gurakuqi ku ajo banonte nga kalimtare te rastit.

Grupi hetimor pasi keqyri kufomen dhe mori deshmite e te afermve dhe deshmitareve okulare konkludoi se vdekja e 55-vjecares ka qene natyrale. Gjate keqyrjes se kufomes nuk u konstatuan shenja dhune apo demtime te tjera trupore. Policia e Elbasanit po punon per dokumentimin e plote te ngjarjes dhe percaktimin e rrethanave te vdekjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›