E Diel, 1 Nëntor 2026

“Opozita bëri manipulimin e shpirtrave të të vdekurve”

Qeveria ndihmoi hetimet për Gërdecin

TIRANE – “Mendoj se një hetim është bërë nga prokuroria, dosjet janë dorëzuar, qeveria ka dhënë ndihmën më të madhe në këtë hetim, opozita bëri manipulimin më të paskrupullt me shpirtrat e të vdekurve ndaj edhe Kashari”.
Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me tragjedinë e Gërdecit. Kryeministri Berisha tha se manipulimit të opozitës, zona e Kasharit i dha leksionin e merituar. Ai shtoi se “për të qenë të kthjellët për vete, sa herë t’u shkojë mendja tek Gërdeci, lutuni për shpirtrat e viktimave. Qeveria ka bërë të gjitha investimet në atë zonë dhe i ka dhënë të gjithë mbështetjen asaj zone”, u shpreh Kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›