Pretendimet e PS-se per perzgjedhjen e kompanive trillime te mirefillta

Reagimi i Departamentit te Kontrollit te Brendshem Administrative dhe Antikorrupsion te Keshillit te Ministrave
Akuzat e deputetes se Partise Socialiste Mimi Kodheli dhe pretendimet e saj per korrupsion ne sistemin perzgjedhjes se shoqerive te kualifikuara qe do te implementonin procesin e pajisjes se bizneseve me kasa fiskale jane hedhur poshte nga
Departamentit te Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsion te Keshillit te Ministrave. Permes nje deklarate per shtyp kjo njesi sqaron se asnje ankese nuk eshte paraqitur prane ketij Departamenti lidhur me procesin e perzgjedhjes se shoqerive te kualifikuara dhe te pajisura me autorizimin shoqeri e autorizuar nga Ministria e Financave pasi te pesta shoqerite qe ishin paraqitur ne konkurrim jane pajisur te gjitha me autorizimin perkates dhe eshte absurd te pretendohet per praktika favorizuese dhe korruptive ne nje gare ku fitojne te gjithe pjesemarresit.
Rekomandimi ne raportin e kontrollit drejtuar Ministrise se Financave ka te beje me revokimin e autorizimit te dhene ne favor te nje bashkimi te perkohshem shoqerish per shkaqe thellesisht teknike te procesit te implementimit te kasave fiskale nga ana e tyre si dhe per faktin e terheqjes se nje operatori nga ky bashkim shoqerish dhe nuk ka lidhje kurrsesi me procesin e licencimit te shoqerive per tregtimin e pajisjeve fiskale. Gjetjet dhe rekomandimet e tjera te raportit te kontrollit lidhur me percaktimin e kritereve me te larta dhe shtrenguese ne procesin e perzgjedhjeve te shoqerive te autorizuara per tregtimin e kasave fiskale nuk jane marre parasysh pasi binin ndesh me frymen dhe politikat e liberalizimit te sektorit te tregtimit te pajisjeve fiskale thuhet ne deklaraten per shtyp te Departamentit antikorrupsion.
Pretendimet e deputetes Mimi Kodheli thuhet me tej ne njoftim per shkelje te renda ligjore ne procesin e perzgjedhjes se kompanive te autorizuara per tregtimin e pajisjeve fiskale bazuar mbi raport-kontrollin e Departamentit jane trillime te mirefillta dhe kryekeput te paverteta.