E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, task forca arreston 3 persona, mes tyre një zyrtare

SHKODËR- Tentuan të pushonin cështjen për vjedhje e shpërdorim detyre ndaj arkëtares së filialit të postës në Shkodër, arrestohen tre persona, mes tyre një zyrtare.

Lajmi konfirmohet nga prokuroria e qytetit verilindor, sipas së cilës bëhet fjalë për arkëtaren Rajmonda Jukën, për specialisten e ministrisë së Financiave Alketa Broci dhe një person të tretë të identifikuar si Petrit Pepkolaj.

Mësohet se ky i fundit ka shërbyer si ndërmjetës mes të akuzuarës dhe zyrtares së ministrisë, e cila kishte premtuar se do të ndërhynte për të pushuar cështjen ndaj arkëtares në këmbim të një shumë para.

Arrestimi është kryer teksa akëtarja ka dorëzuar shumën e kërkuar, duke bërë që të tre personat e përfshirë të kapeshin në flagrancë me shumën prej 15 mijë eurosh.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›