E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Sabri Godo, Mediu: Humbje e madhe për Shqipërinë

TIRANË- Kreu i partisë Republikane Fatmir Mediu, pas homazheve që kreu sot në shtëpinë e të ndjerit Sabri Goda, u shpreh se vdekja e politikanit Sabri Godo është një humbje e madhe për të gjithë Shqipërinë. Mediu shprehu dhimbjen e tij edhe për shkak të lidhjes dhe marrëdhënies së ngushtë me njëri tjetrin.

“E dhimbshme sidomos për shkak të një marrëdhënie jete të plotë me njëri-tjetrin. Është një humbje e madhe për të gjithë ne. Urojmë dhe shpresojmë që Zoti të tregojë kujdesin e vet mbas kësaj që ndodhi për vetë Sabriun, por edhe familjen e tij”,- u shpreh Mediu.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›