E Diel, 1 Nëntor 2026

Preu pemët në pyll, një muaj në kërkim nga policia për tetë ditë burg

Korçë, 18 gusht, NOA Një 38 vjeçar do të qëndrojë tetë ditë në burgun e qytetit të Korçës, pasi ka prerë disa pemë në pyllin e fshatit të tij. Bëhet fjalë për shtetasin Eduard Basholli nga fshati Mborje në Korçë.

Pas denoncimit që i është bërë nga kryeplaku dhe komuna, gjykata ka marrë pak kohë më parë vendimin për dënimin e tij. Por duke mos e cilësuar si të drejtë dënimin, Basholli prej kohësh nuk kish pranuar të dorëzohej në polici.

Policia e Koçës njofton se vetëm dje është bërë i mundur arrestimi i tij, pas disa kohësh që ishte shpallur në kërkim.

NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›