E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet trageti i linjës Korfuz-Sarandë

Sarandë, 18 gusht, NOA Pasagjerët ë tragetit Korfuz-Sarandë kanë mbetur për disa minuta në det si pasojë e një problemi teknik të mjetit lundrues.

Helika e tragetit ka ngecur në rrjetën e peshkimit që kanë vendosur peshkatarët. Trageti që transportonte turistë ka mbetur për rreth 40 minuta në vend.

Është dashur ndërhyrja e drejtuesve të Kapitanerisë së Portit e cila më anë të mjeteve të saj ka bërë të mundur zhbllokimin e helikës së tragetit.

Sipas dëshmitarëve ngjarja është shoqëruar pa probleme, përveç panikut që ka kapur një moment udhëtarët që kanë qenë në bordin e tragetit.

NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›