E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri i grave me thika në plazh, arrestohet 45 vjeçarja

Durrës, 18 gusht, NOA Policia e Durrësit ka arrestuar një 45 vjeçare pas sherrit të ndodhur dje në plazhin e Durrësit, ku dy gra u goditën me thikë.

E arrestuara është Flutura Herri, banuese në lagjen Nr. 13 Durrës, me arsim 8 klase. Policia thekson se Herri vuan nga çrregullime mendore.

Herri është zënë dje për motive të dobëta me shtetasen A.M 40 vjeç. Pas shkëmbimit të ofendimeve, Herri ka marrë një thikë dhe e ka goditur 40 vjeçaren duke i shkaktuar plagë të rënda.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndarë dy gratë nga grindja e përgjakshme. Pas arrestimet të Flutura Herrit ka prokuroria ka nisur dhe padinë ndaj saj.

Ndërkohë që gruaja e plagosur me thikë ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Durrësit në gjendje të rëndë për jetën.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›