E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Jork - çmimi i naftës 33,44 dollarë për fuçi

Londër - Për herë të parë pas katër viteve çmimi i naftës bruto u ul nën vlerën e 34 dollarëve për fuçi në Nju Jork duke zbritur kështu deri në 33,44 dollarë për fuçi, një nivel që nuk ishte arritur që prej 2 prillit të vitit 2004. Sipas ekspertëve të ekonomisë, çmimet e fundit janë një tregues se kriza financiare po evoluon akoma më shumë. Sipas tyre, rënia e çmimit të naftës ndikon edhe mbi rënien e vlerës së aksioneve të të gjitha kompanive nga sektori energjetik dhe teknologjik.
Ndërkohë, OPEK ka vendosur që të zvogëloj prodhimin e naftës me 2.2 milion fuçi, me qëllim parapritjen e rënies së çmimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›