E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Ejupi, sulmi “blindohet”

Që nga dita e djeshme Skënderbeut i është shtuar edhe një futbollist më shumë. Pikërisht sulmuesi shqiptaro-maqedonas Muzafer Ejupi, 24-vjeçari që vjen nga Shkëndija e Tetovës, duket se debutimin me fanellën bardhekuqe do ta ketë në Ligën e Kampioneve, pse jo që në ndeshjen e parë në Azerbajxhan. Presidenti Artan Takaj e kishte konfirmuar blerjen e goleadorit (shënoi 19 goli sezonin e fundit për Shkëndijën e Tetovës) një javë më parë, por vetëm dje gjatë grumbullimit në “Tropikal” u bë i mundur prezantimi. Rikthimi i Pejiçit, marrja e Morinës dhe blerja e fundit e Ejupit ka ngrohur jo vetëm tifozët, por edhe stafin së bashku me presidencën, për të tentuar të kalojnë turin e parë në Ligën e Kampioneve, që në dy sezonet e kaluara nuk është bërë e mundur. Nuk është çudi që gjatë kësaj jave të ketë edhe ndonjë blerje tjetër.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›