Prezantohet Murinjo: Interi është një skuadër "speciale"
Hoze Murinjo është prezantuar dje si trajneri i ri i Interit, ku ka firmosur një kontratë trevjeçare. Portugezi ka treguar që në fillim se është kontaktuar nga drejtuesit e Interit menjëherë pas humbjes me Liverpulin, menjëherë pasi Mançini kishte dhënë dorëheqjen (ndonëse më pas kishte ndërruar mendje). Ai ka saktësuar se objektivi kryesor është që skuadra të luftojë për çdo trofe, pa fshehur dëshirën të rifitojë Ligën e Kampioneve. Në konferencën për shtyp, Murinjo ka bërë të qartë se ishte përgatitur prej kohësh për një transferim në Itali, pasi u është përgjigjur gazetarëve me një italishte perfekte.
Kur u prezantuat te Çelsi, thatë se ishit "speciali". Si dëshironi që t‘ju quajnë tani?
Murinjo. Unë kam ardhur te një klub special. Nuk e harroj që mendoj se jam një trajner i madh. Por dua të jem vetëm Hoze Murinjo, i zakonshmi, me të njëjtat motivime. Dëshiroja të punoja në Itali me një klub të madh. Interi më dha mundësinë të punoja këtu, është një sfidë e rëndësishme dhe falënderoj Moratin e Brankën që ma dhanë këtë mundësi. Me kontaktuan që ditën pas eliminimit të Interit nga Liga e Kampioneve prej Liverpulit.
Çfarë ju ka kërkuar Morati?
Që të punoj në harmoni me të gjithë ambientin, lojtarët dhe klubin. Që të filloj një cikël të ri, pas atij të mbyllur me një trajner të madh si Mançini. E respektoj punën që ka bërë ai, unë jam një trajner ndryshe. Pas disa javëve mendoj se mund të kem një raport të vërtetë dhe të ndershëm me lojtarët e mi. Unë jam i sigurt se do të punoj shumë mirë dhe pres të arrij rezultate. Më pëlqen që jam në Itali, në një klub të madh si Interi. Jam trajner i një skuadre speciale.
Çfarë blerjesh do të kërkoni?
Po të lexosh gazetat, duket se do të stërvit 60 futbollistë. Në realitet dua 21, plus tre portierë. Nuk kam nevojë për ndryshime drastike në skuadër, të gjithë mendojmë se kemi nevojë për 2-3 lojtarë që të jemi më konkurrues. Nuk është e vërtetë se dua të blej të gjithë yjet e Evropës. Lojtarët e mi duhet të jenë të qetë, pasi më pëlqen mentaliteti i tyre dhe kemi besim te ky grup.
Çfarë mendoni për Serinë A?
Di që mbërrij në një moment shumë të rëndësishëm. Milani dëshiron të bëjë gjëra të mëdha, Juventusi dëshiron të bëjë gjëra të mëdha, Interi dëshiron të bëjë gjëra të mëdha. Seria A në këto momente nuk është kampionati më i bukur në botë, por mund të bëhet përsëri i tillë.
Po për Ligën e Kampioneve?
Ajo është ëndrra e të gjithëve. Të paktën 11 skuadra dëshirojnë ta fitojnë në sezonin e ardhshëm, mes të cilave 3 italiane, 4 angleze, 1 gjermane dhe 3 spanjolle. E quaj "turneu i detajeve", pasi janë ato që bëjnë ndryshimin. Kur unë e fitova turneun, munda Mançester Junajtid me një gol në minutën e 90-të. Me Çelsi u munda dy herë, fillimisht me një gol që nuk u pa nga askush, ndërsa herën e dytë me penallti. Zakonisht e luaj mjaft mirë një turne të tillë, pasi kam fituar një Champions, dy gjysmëfinale dhe një Kupë UEFA.
A keni ndër mend të blini lojtarë nga Çelsi, si Lampard apo Esien?
Unë dua të fitoj gjithmonë, edhe nëse nuk është e mundur. Mendoj se është normale si vazhdimësi e marrëdhënies me lojtarët e Çelsit, që të gjithë do të dëshironin të punonin me mua në të ardhme dhe e njëjta gjë vlen për mua. Është gjithashtu normale që këto gjëra dalin në gazetë. Nuk do t‘u them gazetave emrat e lojtarëve që na interesojnë, por nëse Çelsi dëshiron të shesë... Përse duhet të flas për Lampard dhe lojtarët e Çelsit? Nuk jam një idiot...
Çfarë mendoni për Adrianon dhe lojtarët e tjerë që kërkojnë konfirmimin?
Dua të shkoj në Brazil për të parë ndeshjen me Argjentinën, për të folur me brazilianët e mi dhe argjentinasit e mi, për të parë gjendjen e tyre. Por kjo duhet të vlejë për të gjithë lojtarët e Interit. Krespo mund të më ndihmojë duke shpërndarë mesazhin, pasi më njeh. Me mua, kush punon, luan. Është e lehtë të punosh me mua për atë që impenjohet, ndërsa është e vështirë për atë që është dembel.
Cila është sfida e vërtetë?
Të konkurrosh denjësisht në të gjitha frontet që janë katër: kampionat, Liga e Kampioneve, Kupa e Italisë dhe Superkupa e Italisë. Unë dhe stafi im e dimë se çfarë po bëjmë, me Porton fituam gjithçka. Me Çelsin fitova 3 nga 4. Kam një metodologji ideale për këtë, për të pasur një skuadër që mund të rrijë në nivele të larta gjatë gjithë sezonit.