Privatizimi, tkurret interesimi për KESH-in
Nis zyrtarisht shqyrtimi i kompanive që kanë shfaqur interes për të blerë shumicën e aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSS) në KESH. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) ka zbardhur emrat konkretë të kompanive të huaja që kishin dorëzuar në ministri kërkesën zyrtare për të marrë pjesë në privatizimin e 75 për qind të aksioneve. Sipas zv/ministrit, Neritan Alibali, në garë janë katër kompani të njohura ndërkombëtare në arenën e kontinentit të Evropës. Nisur nga numri i kompanive që kërkojnë të blejnë KESH-in, del se interesimi për korporatën ka rënë ndjeshëm, po të nisemi nga deklaratat e shpeshta të institucioneve përgjegjëse, se investitorë të shumtë kanë shfaqur vullnetin për të marrë pjesë në procesin e privatizimit. Jo më larg se një muaj më parë, u zhvillua në Tiranë një tryezë e gjerë me pjesëmarrjen e donatorëve dhe shoqërive të mëdha ndërkombëtare në fushën e energjetikës, nga ku u mësua se tetë kompani kishin shprehur dëshirën për të blerë aksionet e OSSH-së. Pavarësisht numrit të reduktuar në katër kompani, zv/ministri Alibali është shprehur optimist se procesi do të mbyllet me sukses, edhe nëse deri në fund të garës mund të vazhdojë vetëm një kompani.
Faza
Ministria përgjegjëse për privatizimin e KESH-it ka bërë publike dje emrat e katër kompanive gjigante në sektorin energjetik, të cilat operojnë në Itali, Çeki, Austri dhe Zvicër. Konkretisht kompanitë janë: "Enel", EVN, CEZ dhe "Energie Steiermark" AG. Data 2 qershor 2008 ishte afati i fundit për paraqitjen e shprehjes së interesit për parakualifikim të investitorëve strategjikë, të interesuar për blerjen e aksioneve të Shoqërisë OSSH sh.a, ndërsa forma e tenderit për përzgjedhjen e investitorëve strategjikë do të jetë me tender të hapur ndërkombëtar me një fazë, me parakualifikim. Sipas Alibalit, procesi parakualifikues është vëzhguar nga një noter, në prezencë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në të cilin bëjnë pjesë edhe dy përfaqësues të konsulentit ndërkombëtar, IFC. Kjo e fundit prej rreth dy vjetësh është marrë me procesin e privatizimit të OSSH-së, i cili duket se do të përfundojë në shtator të këtij viti. Tashmë, në ditët në vijim, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të verifikojë nëpërmjet dokumenteve të dërguara nga kompanitë nëse ato i plotësojnë kriteret e përcaktuara në bazë të vendimit të qeverisë nr. 487, më 16 prill 2008. "Kompanitë që i plotësojnë kriteret parakualifikohen për të marrë pjesë në tender. Ndërsa kompanitë që nuk përzgjidhen, kanë të drejtë që brenda pesë ditëve të bëjnë ankimim te ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, i cili brenda 10 ditëve duhet të kthejë përgjigje", bëri të ditur dje për mediat, zv/ministri Alibali. Numri dy i METE-s ka saktësuar edhe datat e shpalljes së kompanive parakualifikuese si dhe ftesën, të shoqëruar me draftkontratën e shitjes. Tenderi përfundimtar për privatizimin e 76 për qind të aksioneve të KESH-it mund të përfundojë brenda muajit shtator 2008.