Drejtuesit e Mainzit: Hyka, një talent
Skuadra e Mainz 05 ka zyrtarizuar dje blerjen e mesfushorit shqiptar Jahmir Hyka, nëpërmjet një konference për shtyp, ku është prezantuar edhe trajneri i ri i ekipit që militon në Bundesligën 2. Në këtë konferencë nuk janë kursyer vlerësimet për fantazistin, duke e cilësuar si blerjen më të mirë të skuadrës për edicionin e ardhshëm, një lojtar që do të arrijë të bëjë diferencën falë kualiteteve të tij dhe do të ndihmojë ekipin në rrugën drejt Bundesligës.
Drejtuesit e Mainz 05 kanë prezantuar dje trajnerin e ri, Jorn Andersen, por në konferencën për shtyp lajmi më i bujshëm ka qenë zyrtarizimi i nënshkrimit të kontratës me Jahmir Hykën. Mesfushori që ka luajtur 6 ndeshje me Kombëtaren shqiptare ka firmosur një kontratë deri në vitin 2011 me klubin e kategorisë së dytë gjermane. Por që tani ai shihet si një lojtar me të ardhme, që do të arrijë jo vetëm të ndihmojë këtë skuadër në fazën ofensive, por do të jetë një nga yjet e kampionatit gjerman. Një gjë të tillë e ka pohuar edhe drejtori i përgjithshëm i Mainz 05, Kristian Haidel, i cili ka treguar kontaktet me futbollistin shqiptar. "Ne kemi biseduar me Jahmir Hykën prej disa javësh, ndërsa gjithçka u vendos pas ndeshjes së Shqipërisë kundër Polonisë. Ai është padyshim një talent me të ardhme të madhe dhe mundësi përmirësimi. Tani ai do të ketë mundësi të luajë në një kampionat më të fortë dhe ne do t‘i japim atij kohën e duhur për të shprehur vlerat e tij", deklaroi Haidel, duke lënë të kuptohet se futbollisti shqiptar do të ketë nevojë për disa javë ambientim dhe nuk duhen pritur "mrekulli" që në fillimin e edicionit të ardhshëm. Ndërkohë, trajneri Andersen ka folur më shumë rreth cilësive që do t‘i shtonte Hyka skuadrës, që këtë edicion përfundoi e katërta në Bundesligën 2, duke dështuar në objektivin e ngjitjes në elitën e futbollit gjerman. "Unë e di që Jahmir Hyka bënte pjesë në listën e dëshirave të shumë klubeve në Gjermani apo jashtë saj. Me blerjen e tij kemi siguruar një lojtar shumë krijues dhe të shpejtë, i cili do të na dhurojë shumë çudi në fazën ofensive të skuadrës sonë", tha ai.
Ndonëse Hyka e ka nisur karrierën si një mesfushor i mirëfilltë, drejtuesit e Mainz 05 po planifikojnë që ta kalojnë atë si një gjysmësulmues apo sulmues të dytë për të shfrytëzuar më së miri aftësitë e tij teknike dhe shpejtësinë. Pjesa e dytë e ndeshjes Poloni-Shqipëri i ka bindur drejtuesit e skuadrës gjermane për cilësitë e futbollistit 20-vjeçar. Hyka krijoi disa herë panik në prapavijën polake, falë shpejtësisë dhe driblimeve të tij, duke shtuar rrezikshmërinë e kuqezinjve në këtë pjesë të ndeshjes. Si rrjedhojë, drejtuesit e Mainz 05 janë ngutur të bisedojnë menjëherë me futbollistin, duke i garantuar atij jo vetëm një kontratë të majme trevjeçare, por edhe një post si titullar në një skuadër që synon të rikthehet në Bundesligë sa më shpejt. Pas këtij transferimi duket se Hyka ka siguruar përfundimisht vendin e tij në Kombëtaren shqiptare, ndonëse duhet të provojë se mund të shprehet në nivele të larta edhe në Bundesligën 2.