“Lejet për ndërtimet e vogla, pranë minibashkive”
22/04/2011 Kandidati i koalicionit të djathtë prezanton kandidatin e njësisë nr. 10, Fuga
Basha premtoi përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për kryeqytetin
Kandidati për koalicionin “Aleanca për qytetarin”, për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, premtoi shkurtimin e burokracirave për marrjen e lejeve të ndërtimit, kur ai të vijë në krye të bashkisë. Basha saktësoi duke deklaruar se qytetarët e Tiranës në të ardhmen e afërt nuk do të kenë më nevojë t’i drejtohen bashkisë së madhe për të marrë leje për volume të vogla ndërtimesh, por do ta marrin atë pranë njësisë bashkiake. Ai ishte dje pranë banorëve të njësisë bashkiake nr. 10, ku prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj njësie, Blendi Fuga. Kandidati Basha bëri publike pikat kryesore të planit të ri urbanistik të Tiranës, ku ndër më kryesoret ishin rritja e koeficientit të vlerësimit të pronës, si dhe krijimi i më shumë hapësirave publike. Gjithashtu kandidati i PD-së, njëkohësisht rivali i kryetarit aktual të kryeqytetit, kandidat i Partisë Socialiste për këtë post, tha se nisja e investimeve për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve do të jetë realiteti i parë i prekshëm nën drejtimin e bashkisë prej tij. Ai garantoi qytetarët për përfshirjen e tyre në procesin e vendimmarrjes. “Pas 8 majit, kur Bashkia e Tiranës të drejtohet nga unë, Tirana nuk do të ketë më vendimmarrës anonim, apo një të vetëm, por të gjithë qytetarët e Tiranës do të jenë bashkëvendimmarrës për fatet e qytetit”, premtoi Basha.
Haxhinasto dhe Imami në Elbasan
“Kandidatët tanë me përgjegjshmëri të lartë politike”
Zv.kryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka marrë pjesë në prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për qytetarin” në komunën Rrajcë dhe Lunik të Qarkut Elbasan, Seladin Bogdani dhe Asllan Shkrepi. Numri dy i LSI-së tha se koalicioni qeverisës do të vazhdojë të mbështesë të gjitha projektet e mëdha për këtë zonë, siç është plani strategjik i Bogdanit për Rrajcën. “Nuk kam dëgjuar ndonjë kryetar komune të flasë për plan strategjik, por Seladini flet për plan strategjik, pasi ka një vizion të qartë se çfarë do të bëjë në këtë zonë këtu. Është i interesuar shumë dhe për çështjen e doganës në Qafë-Thanë dhe jam shumë i gëzuar që është i interesuar për integritetin e zonës së Rrajcës, për ta integruar atë si një njësi më vete në të gjithë planin e saj urban dhe në të gjithë planin e zhvillimit të biznesit”, tha Haxhinasto. Ai shprehu besimin se banorët e kësaj komune do ta mbështesin Seladinin më 8 maj, me qëllim që Rrajca të bëhet një qendër e zhvilluar e Shqipërisë. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se duke dhënë llogari përpara zgjedhësve të tij, Bogdani tregon një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie politike, një përgjegjshmëri që e karakterizon të gjithë koalicionin tonë, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal.