E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Sokol Ramadani, kryetari i ri i ERE-s

Prezantohet kreu i ri i Entit Rregullator të Energjisë Sokol Ramadani. Pas miratimit në parlament tashmë prezantimi zyrtar u realizua prej ministrit të ekonomisë tregtisë dhe energjitikës Nasip Naço. Në fjalën e mbajtur me këtë rast ministri Naço u shpreh se do të punohet çdo ditë në mbrojtje të konsumatorëve.
Sokol Ramadani deklaroi se pavarësisht se funksioni në të cilin ai ndodhet është i vështirë do të punohet në mënyrë që të arrihen objektivat.
Kuvendi miratoi ditën e enjte me 72 vota pro Sokol Ramadanin si kryetar i ERE-s. Mandati në këtë institucion është 4 vjet dhe roli në drejtimin e institucionit merr rëndësi për vetë stadin ku është sektori. Largimi i Bujar Nepravishtës nga kryetar i ERE-s rreth tre muaj më pare u bë për shkak të arsyeve familjare.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›