Projektligji minerar, Naço: Lejet do të jenë transparente

Ministria e ekonomisë tregtisë dhe energjitikës shtrëngon procedurat e dhënies së lejeve minerare. Ministri Nasip Naço në prezantimin e projektligjit të ri minerar është shprehur se nuk do jepen më leje për ata persona të cilët kanë vetëm një kazëm e lopatë. Sipas kreut të ministrisë së ekonomisë ka ardhur koha që dhënia e lejeve do të ketë një koncept të ri dhe një zbatim të ri të ligjit.
Sipas ministrit Naço transparenca në dhënien e lejeve dhe nxitja e konkurencës janë një tjetër pikë mjaft e rëndësishme në këtë projektligj.
Gjithashtu rëndësi në këtë projektligj do ti kushtohet edhe mbrojtjes së mjedisit, marrja e opinionit të komunitetit etj. Aktualisht në vendin tonë prodhohet rreth 6 milion ton minerale dhe në këtë sektor janë të punësuar rreth 7 mijë punonjës.