Prezantohet draftstrategjia për kthimin e pronave

Gjatë një takimi me përfaqësues të institucioneve vendase, organizmave të huaja si dhe grupeve të interesit në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, kreu i kësaj ministrie, Eduard Halimi, theksoi se vizioni do të materializohet nëpërmjet prioriteve madhore që kanë në themel reformimin e agjencive dhe proceseve mbi të drejtën e pronësisë.
"Këto politika do të jenë të koordinuara në një nivel strategjik dhe shtylla bazë do të jetë dixhitalizimi i informacionit, transparenca e veprimtarisë, saktësia e veprimeve juridike, monitorimi i zbatimit të ligjit, etj. Jam optimist se masat që do të marrim në këtë strategji do të na çojnë drejt konsolidimit të së drejtës së pronës në Shqipëri", tha Halimi. Ai bëri të ditur se "që nga viti 2005 e deri me sot, qeveria ka patur në vemendje dhe ka deklaruar si objektiv forcimin e shtetit të së drejtës".
Ministri Halimi hodhi poshtë deklaratat e PS për dështimin e procesit te regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Sikurse deklaroi Halimi, sot regjistrimi fillestar ka përfunduar ne 2555 zona kadastrale ose 84% te totalit të tyre, që përfshin 3. 088 700 pasuri te paluajtshme. Sipas tij, procesi i regjistrimit fillestar vijon ne kuadër të disa projekteve, ndër to projekti LAM. Sa i takon procesit për kthimin dhe kompensimin e ish -pronareve, ministri Halimi tha se realiteti shqiptar ka patur një problematike te ndjeshme jo vetëm për shkak të intensitetit te padrejtësive gjatë regjimit komunist, por edhe për shkak te cilësisë së dobët të dokumentacionit që disponohet nga qytetaret. /Start/
2012-04-17 15:15