Prezantohet kreu i QSUT-së Helidon Bushati: Shërbimi ndaj pacientit, sfidë
Tiranë- Helidon Bushati është prezantuar sot si kreu i ri i ‘Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza’ në Tiranë. Gjatë ceremonisë së prezantimit, Bushati është angazhuar për përmirësimin e shërbimit që i ofrohet pacientëve në ambientet e qendrës spitalore.
Ai tha se kjo mbetet sfida e punës së tij.
I pranishëm teksa ka bërë edhe prezantimin e Bushatit ka qenë edhe Minisitri i porsaemëruar i Shëndetësisë zoti Halim Kosova.
Kosova tha se qëllimi i mjekëve është të ndihmojnë pacientin me çdo mundësi teksa theksoi motivimin e mjekëve oër të arritur objektivat që ata kanë.
Në fjalën e tij kreu i këtij dikasteri vuri në dukje se ka vënë re mangësi në spitalet e vendit për të cilat do të punohet për tu përmirësuar.