Prezantohet libri "Shqipëria kujton" nga Ardian Klosi dhe Elsa Demo
"Shqipëria kujton" është një reflektim për Shqipërinë nën diktaturë përmes fjalës së urtë e të vërtetë. Antologjia e 28 shkrimtarëve të njohur në Shqipëri të cilët kanë vuajtur gjatë regjimit komunist është libri i përgatitur nga Ardian Klosi dhe Elsa Demo të prezantuar në bibliotekën e vjetër kombëtare. Libri ka një tematikë që mbizotëron në të gjithë autorët atë të mungesës së lirisë. Torturat e tmerrshme nga kaluan Zef Pllumi, Petro Marko, Arshi Pipa, Simon Jubani, Maks Velo dhe gjithë bashkë¬vuajtësit e tyre.Në fjalën e tij Ardian klosi shpjegoi edhe arsyen dhe synimin që ka ky libër.
Libri është promovuar me rastin e 20 vjetorit të rënies së murit të Berlinit. Që lidhet edhe më rënien e murit izolues për shqiptarët ku shkaku kryesor ishte liria e ndrydhur dhe dinjiteti i nëpërkëmbur njerëzor.