E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princesha dhe dragoi, zgjon teatrin e kukullave



Ka ardhur nga Sofja e Bullgarisë për t’i treguar fëmijën shqiptar një nga shfaqjet më interesante të botës së përrallave të adaptuar një version bashkëkohor. Me “Princesha dhe dragoi”, regjisori i teatrit të kullave të kryeqytetit të Sofjes, Kyriakos Argiropulos, në bashkëpunim me trupën profesioniste të aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kukullave, Sokol Myzeqari, Shegushe Bebeti, Leonard Daliu, Florinda Mazreku, Jorida Meta, Manjola Merlika do të realizojnë premierën ditën e premte. Pjesa flet për 4 princesha krejt të ndryshme për nga paraqitja dhe karakteri i tyre, e para është kapricioze, e dyta është qaramane, e treta është e qeshur dhe shumë e bukur, dhe e katërta është shumë e zgjuar. Ai që nuk ndryshon në të katërta përrallëzat që përmban kjo shfaqje është personazhi i dragoit, i cili shfaqet që nga fillimi e deri në fund të shfaqjes me dëshirën për t’u martuar me një princeshë dhe gjatë shfaqjes takohet me katër princesha të ndryshme. Situatat janë të ndërlikuara dhe komike. Shfaqja nxjerr në pah një moral, të cilin vetë fëmijët e nxjerrin nëpërmjet karaktereve të ndryshme të katër princeshave: si duhet dhe si nuk duhet të sillen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›