Prezantohet masterplani i qytetit
KORç E- Pre zantohet dhe paraqitet për diskutim në KRRT-në e Bashkisë së Korçës masterplani i qendrës së qytetit për t’i hapur më pas rrugë aprovimit të tij nga KRRTRSH-ja. Me kërkesë të anëtarëve të kësaj KRRT-je u la që në takimin e radhës të diskutohen vërejtjet përfundimtare dhe votimi të lihet për një afat të afërt. Projekti i masterplanit të qytetit të Korçës, është hartuar nga firma gjermane Bolles ëilson, e cila është përzgjedhur fituese nga një juri ndërkombëtare. Kryetari i Bashkisë, Niko Peleshi, u shpreh se “Ky është i pari masterplan për qytetin e Korçës, produkt i një konkursi ndërkombëtar, që ka marrë edhe votimin e publikut dhe është diskutuar me palët e interesuara, si pronarët apo ndërtuesit në qytet. Masterplani i studios gjermane ka ruajtur trashëgiminë kulturore, madje e ka nxjerrë edhe më në pah atë”. g.a