E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili në Bruksel, takon komisionerin Dalli



Një vizitë dyditore e ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, në Bruksel është konkluduar me një takim të rëndësishëm me komisionerin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shëndetësisë, John Dalli. Në qendër të këtij takimi janë vendosur një sërë diskutimesh, të cilat lidheshin me vizionin për të ardhmen dhe sfidat me të cilat përballet mjekësia sot, prioritetet në fushën e shëndetit, impaktin dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Detaje më të zgjeruara, kreu i shëndetësisë ka dhënë edhe për reformimin në fushën e shëndetësisë dhe nismave të marra së fundmi. Komisioneri Dalli, nga ana tjetër, ka inkurajuar përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë në veçanti dhe qeverisë në përgjithësi, në luftën ndaj korrupsionit dhe ka shprehur gatishmërinë për të dhënë ndihmën e tij, përsa i përket shëndetësisë shqiptare. "E informova z. Dalli për ecurinë e reformave dhe rezultatin në drejtim të luftës ndaj korrupsionit, të transparencës ndaj publikut, të hartimit të protokolleve të mjekimit, të hartimit të kostove të shërbimit, të implementimit të edukimit, në vazhdim të të gjithë punonjësve të shëndetësisë dhe ndryshimit të infrastrukturës, veçanërisht asaj teknologjike", - u shpreh ministri Vasili, pas takimit me komisionerin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›