Malaj merr detyren, Cano thjesht prokuror
Prokurori i ri i rrethit te Vlores, Sokol Malaj, i dekretuar pak dite me pare nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, u prezantua diten e djeshme ne detyre gjate nje takimi te zhvilluar me stafin e organit te akuzes ne kete rreth. Takimi u zhvillua pa pranine e medias, ndersa mesohet se gjate tij u prezantua dhe zv/prokurori i Vlores, Dorian Tafili. Malaj zevendeson ne kete detyre Petrit Canon. Ky i fundit qe drejtoi per mese 5 vjet prokurorine e rrethit te Vlores do te punoje si prokuror i thjeshte prane ketij institucioni. Malaj mbante detyren e prokurorit ne Prokurorine e Krimeve te Renda dhe ka hetuar nje sere dosjesh te bujshme te krimit te organizuar e trafiqeve pergjate tre viteve te fundit.
O.H