E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza globale ul dërgesat e emigrantëve

Rënia e dërgesave të emigrantëve do të rëndojë buxhetin e mijëra familjeve në Shqipëri, duke rrezikuar thellimin e varfërisë. Ekspertët argumentojnë se pasojat do të ndihen edhe më gjerë në ekonominë e vendit, pasi do të ulet shkalla e financimit të deficitit tregtar. 

TIRANE- Ulja e të ardhurave nga emigrantët si pasojë e krizës ekonomike pritet të rëndojë buxhetin e mijëra familjeve në Shqipëri, veçanërisht atyre në zonat rurale duke thelluar varfërinë. Ekspertët e ekonomisë shpejgojnë se më të prekurit do të jenë pensionistët që jetojnë me paratë që u dërgojnë fëmijët.
Ekspertët shpjegojnë se ulja e të ardhurave nga emigrantët do të ndikojë edhe tek defiçiti tregtar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë 9 muajve të parë të këtij viti 35 për qind e këtij treguesi është financuar nëpërmjet dërgesave nga emigrantët. Përiudhën janar-shtator të ardhurat që emigrantët kanë dërguar në atdhe kapën shifrën e 623 milion eurove duke shënuar një rënie prej 13 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›