E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ne KOKSH, PS: Qeveria, e njeanshme

Skenat e dhunës në Asamblenë Zgjedhore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ditën e shtunë kanë pasur një jehonë jo vetëm në botën e sportit, por edhe jashtë saj.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka reaguar më parë me një qëndrim zyrtar sipërfaqësor të institucionit të tij duke dënuar dhunën pa hyrë në detaje dhe pa fajësuar askënd.

Ndërkohë, Blendi Klosi, ish-ministri i Kulturës dhe Sporteve dhe aktualisht sekretar organizativ në PS në një deklaratë për shtyp ka shprehur shqetësimin jo vetëm për skenat e dhunës në atë Asamble Zgjedhore, por edhe për qendrimin e shtetit për këtë gjest.

"Pasi kemi ndjekur me shume vemendje kete zhvillim negativ qe ka skandalizuar te gjithe opinionin per nga brutaliteti, ne themi me plot gojen se Ministria, jo vetem qe nuk e ka bere detyren e saj, por haptazi ka marre anen e dhunuesit kryesor te ketyre zgjedhjeve, Esat Ademit", u shpreh Klosi.

Ish-ministri kerkoi nga qeveria qe te distancohet nga dhunuesi dhe te garantoje lirine dhe pavaresine e KOKSH.

Ndërkohë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka njoftuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë për ngjarjet e fundit. Insitucioni më i lartë i sportit botëror i ka kërkuar një takim urgjent drejtuesve të KOKSH për të diskutuar dhe parë gjithcka ka ndodhur.
Ndërkohë për zgjedhjet e radhës dhe cdo hap të mëtejshëm do të jetë Komitetit olimpik ndërkombëtar që do të vendosë.  



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›