Dhuna ne familje, Premci: Numer i larte rastesh

Drejtori i Pergjithshem i Policise, Ahmet Premci tha se gjate ketij viti jane 612 persona kryesisht femra kane denoncuar dhunen ne polici, por numri real eshte shume me i madh.
"Brenda ketij viti ka patur 612 denoncime ne polici per dhune ndaj personit. Por sipas OJF-ve dhe organizatave te huaja jane shume me teper rastet e dhunes", u shpreh Premci.
Ministria e Shendetesise, Anila Godo tha se 110 persona vetem kete vit kane kerkuar ndihme mjekesore si pasoje e dhunes ne familje. Zevendesministria e brendshme Iva Zajmi u shpreh se dhuna eshte e shtrire jo vetem ne familje por shpesh edhe ne ambiente pune.
"Ne dhune perfshihen edhe familjet intelektuale dhe viktime mund te jete kushdo. Edhe ne marredheniet hierarkike ne ambientet e punes mund te gjejme forma dhune", u shpreh Zajmi.
Ministri i Puneve dhe Ceshtjeve Sociale, i cili organizoi kete takim tha se se shpejti do te nise pune per ngritjen e nje qendre shteterore ku do te ndihmohen grate e dhunuara.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code