Prezantohet turneu i futbollit i të rinjve që do të zhvillohet në Itali

Arben Shemili - Në kuadrin e marveshjes me shtetin fqinj Italinë, në moton “Italia dhe Shqipëria 2010-dy Popuj, një Det, një Miqësi” krahas shumë aktiviteteve dhe evenimenteve të ndryshme të organizuara nga ambasada italiane, në datat 2-4 Qershor, do të zhvillohet dhe një turne futbolli për të rinj në Rajonin e Molise të qytetit të Kampobasos. Ky është edicioni i 18-të zyrtar që organizohet në këtë vend, ku marrin pjesë skuadra të ndryshme të klubeve të njohura të italisë. Në këtë edicion do të zgjerohet akoma më shumë pjesëmarrja e skuadrave, ku do të marrin pjesë skuadra si Besa nga Shqipëria dhe ekipe nga Greqia, të cilat janë akoma për tu konfirmuar.
Dje në ambjentet e Tirana International Hotel, u bë prezantimi i këtij turneu. Të pranishëm ishin Presidenti i Rajonit të Molise Michele Iorio, President i FIGC (Federata Italiane e Futbollit për të rinj) Piero di Cristinzi si edhe zyrtarë të tjerë, për tu theksuar prania e trajnerit të ekipit të rinjve të Campobassos Amant Shllaku (ish futbollisti talentuar i Partizanit dhe i U-21 të shqipërisë, si edhe ish futbollist i Kampobasos) i cili bëri dhe hapjen e këtij prezantimi, gjithashtu ishin të ftuar lojtarët e rinj të shoqërise sportive të Kampobasos “ACLI” ato të klubit shqiptar “Besa” si edhe zv. Presidenti i këtij klubi Hekuran Bizhdili bashkë me trajnerin e skuadrës Durim Shtini, të cilët bënë të njohur binjakëzimin midis tyre.
Presidenti Iorio në fjalën e tij, u shpreh mjaft i kënaqur nga kjo iniciativë dhe u shpreh se “sigurisht ky bashkëpunim do të kontribojë në marëdhënie më të ngushta ndërmjet rajonit të Molise-s dhe Shqipërisë”.
“Sporti- nënvizoi Presidenti Iorio, i cili theksojmë se është dhe President i Eurorajonit Adriatik – mund të jetë një objekt bashkëpunimi dhe bashkimi.
Uroj që së shpejti Eurorajoni Adriatik të organizojë një turne me të gjithë vendet që e prëbejnë.
Mund të jetë pra një aktivitet funksional për të patur marëdhënie akoma më të ngushta miqsie si në aspektin social ashtu dhe në atë kulturor. Do të punojmë së bashku me Presidentin Di Cristinzi për këtë objektiv”.
Presidenti Cristinzi u shpreh shumë i kënaqur si prësa i përket binjakëzimit të skuadrave të Molise-s dhe asaj shqiptare ashtu dhe për projektin për organizimin e një turneu në bashkpëunim me Eurorajonin e Adriatikut.
Këtij projekti do ti japë mbështetje ideative dhe organizative, siç ëshët edhe zakoni i tij për çdo aktivitet sportiv q tërheq të rinjtë dhe shoqëritë sportive.
Di Cristinzi nënvizoi impenjimin e Presidentit Iorio dhe të Qeverisë së tij për të modernizuar impiantet në qëndrat e ndryshme sportive të Molisse-s në mënyrë që ky sport të ketë sa më shumë mbështetje dhe tërheqje sa më të madhe nga të rinjtë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 27 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili