E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, gati "shkelmin" e fundit Barçës

www.albania-sport.com - Udhëtimi i jashtëzakonshëm i Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola është në rrezik të madh të paktën në Ligën e Kampioneve, ku kampionëve në fuqi të Europës, u duhet të përmbysin deficitin prej dy golash kundër Interit të mërkurën në “Kamp Nou”.

Barcelona ka fituar gjashtë trofe me Guardiolën në bankinë, por tani është përballë një detyre të vështirë për të përmbysur shifrat e humbjes 3-1 në ndeshjen e parë kundër Interit të udhëhqur nga Hoze Murinjo, një prej trajnerëve më të suksesshëm në Europë në vitet e fundit.

Barcelona duhet të fitojë një ndeshje ku disa prej lojtarëve kyç të dy skuadrave do të mungojnë. Një fitore 2-0 është minimumi i nevojshëm kundër kampionëve të Serisë A për klubin katalanas pëer të arritur në finalen e 22 majit në stadiumin “Santiago Bernabeu” të rivalëve të përjetshëm, Real të Madridit.

“Është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë tonë të kohëve të fundit”, - tha mbrojtësi Xherard Pike, duke u bëri thirrje 90 mijë tifozëve në “Kamp Nou” për të mbështetur ekipin vendas. “Unë shpresoj se atmosfera do t’i bëjë lojtarët e Interit të harrojnë profesionin e tyre për 90 minuta”.

Ekipi i Murinjos i shkaktoi Guardiolës humbjen më të rëndë në afro dy vjet që ai është në ngarkim të katalanasve, duke ua kufizuar aftësitë lojtatëve spanjollë në kërkim të hapësirave e duke ulur rrezikshmërinë e vijës ofensive të udhëhequr nga Lionel Mesi. Barcelona shpreson të bëjë të njëjtën gjë në ndeshjen e kthimit.

“Ata e pëlqejnë të luajnë me udhëheqjen. Në futbollin italian është gjithmonë e njëjta: mbrohen në vijën e pasme dhe ta bëjnë të vështirë të krijosh raste dhe të gjesh hapësira”, - tha mesfushori i Barcelonës, Çavi Hernandez. “Është e qartë se kjo është loja perfekte për ta. Por Barça duhet të jetë Barça e viteve të fundit”.

Guardiola do të drejtojë ekipin e tij drejt prssionin të gjithanshëm, sulmit dhe të shënimit sa më shumë golave.

“Ne nuk duhet të jemi të ngarkuar me ankthin e ndeshjes jashtë shtëpisë”, - tha Pike. “Edhe nëse ata shënojnë, e cila edhe mund të ndodhë, ne duhet të përpiqemi në maksimum. Ne duhet të jemi ambiciozë dhe të shënojmë sa më shumë gola që të jetë e mundur”.

Barcelona ka treguar se mund ta mposhtë Interin në shtëpi, duke marrë një fitore 2-0 në ndeshjet e fazës së grupeve pas një barazimi pa gola në Itali. Shumë prej lojtarëve të rregullt munguan në fitoren 3-1 kundër Herezit të shtunën e kaluar, çka u lejoi atyre të jenë një pikë më shumë se Reali i Madridit në krye të renditjes në kampionatin spanjoll.

Por kampionët e Spanjës do të jenë pa kapitenin Karles Pujol (i pezulluar), ndërkohë që mbrojtësi i majtë Erik Abidal (probleme në këmbë) dhe mesfushori Andres Iniesta (këmbë) duken se janë në të pamundur për të luajtur.

Barcelona ka përmbysur deficite të mëdha më parë, dhe hera e fundit që ata e kanë bërë pas një ndeshje të humbur 3-1 ishte kundër ish-ekipit të Murinjos, Çelsit, në çerekfinalet e vitit 200, kur fituan 5-1 në “Kamp Nou”.

Interi ka pasur një shqetësim të madh për Uesli Snajderin, i cili mungoi dy ditë në stërivitje për shkak të një problemi muskular, por megjithatë fantazisti holandez u praktikua rregullisht sërish të martën.

Qysh prej transferimit të tij nga Reali i Madridit, Snajder është bërë kyçi i sulmit të Interti dhe ka ndërtua shumë gola për sulmuesit Diego Milito dhe Samuel Eto’o. Mesfushori i Kombëtares së Holandës gjithashtu shënoi në ndeshjen e parë gjatë javës së kaluar.

Në Barcelonë, më të shumtit besojnë se zërat për mungesën e Snajderit në ndeshje është një lojë tjetër e shpikur nga mendja e Murinjos. Por, nëse holandezi do të mungojë në këtë ndeshje, Murinjo mund të jetë i detyruar të përdorë Sulej Muntarin dhe Tiago Motën në role më sulmuese, pasi Dejan Stankoviç është i pezulluar.

Megjithëse Interi, dy herë kampin i Europës, nuk ka fituar kurrë një ndeshje gjysmëfinale në transfertë në kompeticionin elitar europian të klubeve, ka avancuar katër herë në 43 seri në të cilën ka fituar ndeshjen e parë. Interi, që ka arritur për hetëe të fundit në finalen e vitit 1972, gjithashtu ia doli të udhëheqë Serinë A pas fitores 3-1 kundër Atalantës.

“Kjo fitore mund të ngrejë moralin tonë në vigjilje të ndeshjes me Barcelonën”, - tha presidenti i Interit, Masimo Morati. “Tani ne jemi të fokusuar plotësisht në Ligën e Kampioneve, por është e qartë se rimarja e kryesimit do të na ndihmojë realisht”.

Sulmuesi i Interit, Mario Baloteli, ndoshta nuk mund të përfshihet në skuadër pas flakjes së fushë të bluzës si përgjigje e talljeve të tifozëve zikaltër gjatë ndeshjes së parë. Baloteli është përfshirë në listën prej 25 lojtarësh që Murinjo emëroi të martën.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 27 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›