Van Gal: “Bajerni vdes ne minuten e fundit”

www.albania-sport.com - Trajneri i Bajernit të Munihut, Luis van Gal deklaroi se mënyra më e mirë për të mbrojtur avantazhin 1-0 të ekipit të tij kundër Lionit në ndeshjen e dytë gjysëmfinale në Ligën e Kampioneve do të jetë sulmi ndaj vendasve nëse ata dëshirojnë të jenë në finale.
Bajerni është me një këmbë në finalen e Madridit falë goditjes përfekte të Arjen Robenit në “Alianz Arena” të mërkurën e kaluar dhe Van Gal sugjeroi se formacioni i tij duhet të sulmojë në front të gjerë, duke deklaruar se për të ndeshja nis nga rezultati 0-0, për të motivuar akoma më shumë lojtarët e tij për të avancuar në finalen e parë të Ligës së Kampioneve qysh nga viti 2001.
Van Gal tha: “ Ne duhet të harrojmë atë që ndodhi në ndeshjen parë pasi kjo e dyta do të jetë një ndeshje ndryshe. Por unë besoj se lojtarët e mi e dëshirojnë fort të jenë në finale. Dëshira jonë është e fortë”.
Bajerni do të luajë kundër Lionit pa disa lojtarë kyç si Frenk Riberi e Anatoli Timoshuk, ndërkohë që Martin Demikelis dhe Diego Kontendo janë në dyshim të madh.
Van Gal pranoi: “Ne kemi shumë dëmtime dhe shumë problem. Ne shpresojmë se ata do të luajnë. Ne kemi sjellë 17 lojtarë dhe nëse ata nuk do të luajnë, atëherë ne do të kemi 14 lojtarë. Gjithsesi, ne do të jemi në gjendje të hedhim në fushë 11 lojtarë”.
Edhe pse ekipi i tij vuan nga dëmtimet dhe pezullimet, Van Gal e e di se mund të besojë në ekstra-cilësinë me të cilën përkufizohet një ekip gjerman.
Ai shpjegoi: “Kur unë isha trajner i Holandës, unë isha mësuar t’u thosha gjithmonë lojtarëve se ju nuk e keni mundur një ekip gjerman, edhe pse kanë kaluar 90 minuta dhe ju kryesoni. Ne kemi shumë lojtarë gjermanë në skuadër dhe janë shumë të huaj që luajnë prej një kohe të gjatë në Gjermani. Këta lojtarë kanë mësuar shumë nga futbolli gjerman dhe nga ky mentalitet i jashtëzakonshëm i futbollistëve gjermanë. Kjo është arsyeja se përse unë jam këtu te Bajerni i Munihut”.
Bajerni është në rrugën e një triplete historike. Bajerni kryeson me golaverazh ndaj Shalke 04 në krye të Bundesligës, kur kanë mbetur edhe dy javë për tu luajtur, ndërkohë që në finalen e 15 majit në Kupën e Gjermanisë do të përballet me Verder Bremenin. Shatë ditë më pas, Bajerni shpreson të jetë në Madrid, në kërkim të lavdisë europiane.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 26 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili