Ambasadori Dell: Numërimi i votave, një test për Kosovën

Ambasadori i SHBA-ve, Christopher Dell, pasi ka përgëzuar popullin kosovar për mbajtjen e zgjedhjeve të para pas pavarësisë së vendit dhe ka përshëndetur pjesëmarrjen e lartë, nuk ka lënë pa përmendur edhe parregullsitë që janë bërë gjatë këtij procesi.
“Kosova tani ka përpara saj një test gjersa numërohen votat. Institucionet e Kosovës duhet t’i tregojnë opinionit publik se ato janë të gatshme për të mbrojtur integritetin e të drejtës për të votuar. Vëzhguesit amerikanë ishin të pranishëm nëpër qendrat e votimit kudo nëpër Kosovë më 12 dhjetor dhe ata vëzhguan një proces, që me disa përjashtime serioze, ishte kryesisht efikas”, thuhet në këtë komunikatë.
Më tej, Ambasadori Dell ka dhënë eksperiencën e tij gjatë vëzhgimit të numërimit të votave në Skenderaj. “Aty pati parregullsi gjatë numërimit të cilin Ambasadori e vëzhgoi, kundërshtoi dhe e raportoi. Fletëvotimet në kuti tejkalonin numrin e të nënshkruarve në regjistrin e votuesve”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Alsat