Energjia, Meta: CEZ të bashkëpunojë me vendorët
Përmbytjet në qarkun e Durrësit kanë si shkatar kryesor mungesën e energjisë elektrike. Kështu është shprehur prefekti i Durrësit Genci Alizoti në takimin me zv/kryeministrin Ilir Meta,në të cilin kanë qenë të pranisëhm edhe drejtuesit më të lartë të kompanisë ceke CEZ Shpërndarje. Alizoti ka deklaruar se ndërprerjet e shpeshta të energjisë kanë sjellë probleme edhe në furnizimin me ujë të qytetit.
"Për shkak të pozicionit të tij shumë të vecantë, qarku i Durrësit është i lidhur fort me furnizimin me energji elektrike, dhe sidomos me furnizimin ritmik të tij. Vështirësive që përshkruam në këtë pikë i shtohet dhe fakti se kanali i ujërave të larta është pothuajse jashtë funksionimit. Mungesa e furnizimit me energji elektrike sjell pasoja katastrofike dhe pasoja të pakthyeshme për tërritorin tonë", tha Genci Alizoti, prefekt i Durrësit.
Në lidhje me këtë situatë zv/kryeministri Ilir Meta u ka kërkuar drejtuesve të CEZ Shpërndarje që strukturat e tyre të jenë sa më familjare dhe bashkëpunuese me pushtetin vendor në gjithë vendin dhe anasjelltas.
"Një koordinim më i mirë duhet të vendoset në të ardhmen për tiu përgjigjur më mirë si CEZ ndaj detyrimeve që ka, konsumatorëve shqiptarë, familjarë apo bizneseve dhe njëkohësisht përmirësimit të defekteve të cilat kuptohet që nuk janë të pakta", u shpreh Ilir Meta, ministër i Ekonomisë.
Ndërsa Kreu i CEZ Josef Hejsek ia ka vënë fajin rrjetit shpërndarës, për situatën e krijuar. "Durrësi është një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në të gjithë Shqipërinë, por ky zhvillim nuk po shoqërohet dhe me përmirësimin e rrjetit elektrik. Jemi këtu për të zgjidhur problemin dhe nuk kemi arsye tu shmangemi atyre", tha Josef Hejsek, Kryetar i Bordit të Drejtoreve CEZ Shperndarje. Moti i keq dhe rreshjet kanë shkaktuar mjaft probleme në qarkun e Durësit ku më e prekur nga përmbytjet ka qenë zona e plazhit.
Aleks Kalemasi Azhornuar së fundi ( e enjte , 25 nëntor 2010 )