E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ve ne veshtiresi gjigantet e energjise

Lojtaret e medhenj ne tregun boteror te energjise, pesuan humbje dhe gjiganti rus i prodhimit te gazit "Gazprom", nuk ishte perjashtim. Ndermarrja parashikon humbje masive te ardhurash nga 111.5 miliarde ne 72.5 miliarde euro, si nje rezultat i kerkeses ne renie per gaz natyror, malli i saj i pare per eksport. Fitimet me 2010 mund te pergjysmohen ne rreth 11.6 miliarde euro nga 21.5 miliarde euro te vitit te kaluar. Problemet me "Gazprom" do te thone probleme per te gjithe ekonomine ruse. Gjiganti i gazit llogaritet per 10% te PKB-se te Rusise, puneson rreth 380,000 njerez dhe paguan rreth 12.5 miliarde euro ne taksa drejtpersedrejti ne buxhetin federal. "Gazprom" ka qene nje katalizator per rritjen e forte ekonomike te Rusise gjate pese viteve te fundit dhe nje rritje afat-gjate ne te ardhura, vecanerisht nga eksportet, eshte thelbesore per te mbajtur vrullin. Ne te vertete, "Gazprom" ka pasur nje vit te suksesshem kur vjen puna tek eksportet, me gjithe recesionin. Gjate 2009, ndermarrja perfundoi bisedimet mbi ndertimin e dy tubacioneve te medha nendetare qe lidhin drejtpersedrejti Rusine dhe Evropen si dhe nje tubacion qe lidh fushat e prodhimit ne Siberine e Jugut, me Kinen. Ai vazhdon te investoje shume ne eksplorimin e depozitave te reja masive ne Gadishulin Jamal dhe ndertimin e fabrikave te lengezimit ne ishullin Sahalin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›