E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, protesta për ndalimin e hyrjes në Zvicër të zyrtarëve libianë



Dhjetra libianë të zemëruar u mblodhën në të premten në rrugët e Tripolit për të protestuar kundër Zvicrës. Protestuesit mbajtën lart postera të liderit të tyre Muhamar Gedaf dhe bënë thirrje për një bojkot ndaj vendit europian, i cili ndaloi hyrjen e 188 qytetarëve libanezë, duke përfshirë edhe udhëheqësin libanez me familjen e tij.
"Kushdo që ka marrëdhënie me shtetin Zvicerian duhet ta bojkotojë këtë vend menjëherë", tha Husein abu Ras, anëtar i grupit të quajtur Shoqata Ndërkombëtare e Gedafit, i cili organizoi edhe protestën. "Ne kërkojmë që qeveria dhe populli zvicerian të kërkojnë ndjesë. Ne jemi të habitur me vendimin shtypëse dhe të pajustifikueshëm të qeverisë së Zvicrës", tha një nga protestuesit, Hammad Bahir.
Libia ka qënë e mbyllur për një muaj rrjesht me Zvicrën për shkak të arrestimit në 2008 të një prej bijve të Gedafit në Gjenevë, si dhe ndjekjen penale të mëvonshëm në Libi të dy shtetasve zviceranë. Libia, një eksportuese e madhe e naftës, ka rritur tërheqjen e investimeve të huaja që nga dekada kur doli nga izolimi ndërkombëtar. Radhët për viza mund të dëmtojnë reputacionin e saj të biznesit, ndonëse një analist tha se pezullimi i vizave për Lbinë do të jetë jetëshkurtër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›