Prifti: Do të reformojmë sistemin e inspektimit për mbrojtjen e konsumatorëve
Strategjia është bërë publike nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti në aktivitetin e organizuar së bashku me ZMK në ditën e Mbrojtjes së konsumatorit. Në fjalën e tij ministri tha se mbrojtja e konsumatorit është një çështje e një rëndësie të veçantë dhe rritja e nivelit të mbrojtjes së konsumatorit përbën një objektiv të qeverisë shqiptare. Sipas Priftit pjesa e mbrojtjes së konsumatorit, përsa i përket sigurisë ushqimore, do të jetë një përgjegjësi që do të mbulohet nga ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Prifti sqaroi se, në kontekstin e reformës që po ndërmerret, synohet reduktimi i numrit të përgjithshëm të inspektoriateve në Shqipëri. Kjo reformë, sipas Priftit, parashikon krijimin e një autoriteti mbikqyrës të Inspektoriteve, që do të bëjë rakordimin në nivelin e Këshillit të Ministrave për të gjithë inspektoriatet dikasteriale.