E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, 3 të vdekur, vritet biznesmenime të vëllanë, vdes dhe autori

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ FOTO/ Vrasja sot paradite LAÇ – Tre të vdekur dhe një i plagosur nga një shkëmbim zjarri në qendër të qytetit të Laçit.  Biznesmeni Lek Syziu u vra, ndërsa i vëllai i tij Pal Syziu vdiq disa orë më pas. Autori i plagosur, Arben Krosi, rëndë vdiq rreth 2 orë më vonë në spital, ku ishte në gjendje arresti.
 
Vrasja ndodhi në para prokurorisë tek lokali i "Syzive" pronë e vëllezërve, rreth orës 10:30  Sipas dëshmitarëve okularë, personi që ka qëlluar vëllezërit Syziu quhet Arben Krosi, i cili u plagos edhe vetë rëndë nga shkëmbimi i zjarrit. Pal Syziu u plagos rëndë dhe vdiq pak orë më pas në spital. Autori i ngjarjes u çua në spital në gjendje të rëndë dhe nuk mundi t'u mbijetojë plagëve. Ai vdiq rreth orës 12:30.

VRASJA PER SHKAK TE BORXHIT

Sipas të dhënave nga gazetarët tanë në Laç, vrasja ka ndodhur për shkak të një borxhi të papaguar nga ana e viktimës, të cilin ia kishte marrë autorit rreth një vit më parë. Nga të dhënat mësohet se viktima i kishte marrë autorit 70 mijë euro dhe nuk ia paguante. Autori ka shkuar për t'i marrë lokalin kundrejt parave që nuk i ktheheshin. Në këtë moment kanë ndërhyrë vëllezërit e Syziut dhe pas debatit, palët kanë nxjerrë armët. Autori ka qëlluar me armë duke vrarë të parin biznesmenin Lek Syziu.

Kjo është vrasja e dytë në këtë qytet brenda dy ditëve. Ditën e votimit në këtë qytet u vra dhe Gjon Gjoni, simpatizant i LSI-së dhe u plagosën kandidati për deputet i PD-së, Mhill Fufi dhe i afërmi i tij Kastriot Fufi.
 
Lajmi u përditësua, fillimisht u publikua në10:38 dhe më pas u përditësua

Redaksia online
(s.g/ar.sh/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›