E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vodafone Albania”, në ndihmë të fëmijëve talasemikë



Punonjësit e “Vodafone Albania”, në ndihmë të fëmijëve shqiptarë që vuajnë nga talasemia. Në përhapje të mesazhit për rëndësinë e dhurimit të gjakut, rreth 50 punonjës të “Vodafone Albania” janë mbledhur dje në ambientet e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të dhuruar gjak si një gjest i thjeshtë njerëzor, që do të shpëtojë dhjetëra jetë të bashkëqytetarëve tanë që vuajnë prej sëmundjeve të gjakut. Punonjësit e “Vodafone” janë pjesëmarrës për të pestën herë në fushata të dhurimit të gjakut, duke provuar edhe një herë përkushtimin e tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për të përhapur mesazhin e rëndësishëm të dhurimit të gjakut. Në këtë eveniment të zhvilluar dje u nënvizua rëndësia e dhurimit të gjakut, e lidhur me nevojën për gjak që kanë shumë njerëz në të katër anët e vendit dhe sidomos fëmijët që vuajnë nga talasemia. Vlerësohet se një numër prej rreth 500 fëmijësh nga gjithë Shqipëria vuajnë prej sëmundjes së talasemisë dhe varen prej gjakut të dhuruar, për të jetuar si gjithë fëmijët e tjerë, për të luajtur, për të vajtur në shkollë dhe për të qenë pranë të dashurve të tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›