Vonesat politike

Procesi i përzgjedhjes së drejtorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës po zvarritet fort. Sipas rregullave, kjo punë tashmë do të duhej të ishte në fazën finale të saj. Por, për shkak të përpjekjeve të partive në koalicion për ta çuar njeriun e vet në këtë kompani, ka shkaktuar vonesë. Në konkurrencë janë Agron Mustafa, drejtor aktual, Nazmi Halimi, Abdullah Hoxha dhe Irfan Kërçaku.
Dy të parët, për shkak të lidhjeve të tyre partiake, janë më favoritë për ta drejtuar këtë kompani publike se sa dy kandidatët tjerë. Mustafa, ka mbështetjen Qeverisë së Kosovës dhe Partisë Demokratike. Në anën tjetër, historiani Nazmi Halimi ka mbas vetes LDK`në dhe Presidencën. Sipas burimeve të Express`it, lufta mes këtyre dy partive është duke shkaktuar vonesa në këtë proces. Madje, Bordi i ANP`së ende nuk ka nisur as të vlerësojë CV`të e kandidatëve.
Për shkak të luftës politike mes partive në koalicion, po vonohet edhe zgjedhja e drejtorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, tha ky burim.
Befasi është diskualifikimi i kandidatit Agim Dibrani, i cili është mbështetur gjithashtu nga partia e LDK-së. Kjo ka ndodhur për shkak se aplikacioni i tij ka arritur dy ditë pas mbylljes se konkursit.
Zyrtarisht, Altin Ahmeti, zëdhënës në Aeroport, ka deklaruar se në Bordi i kompanisë është duke bërë punën e vet. Në mbledhjen e ardhshme ai do të marrë një vendim dhe do të bëjë një zgjidhje.
Bordi ka marrë aplikacionet dhe tash pritet që në mbledhjen e ardhshme të bëjë një zgjidhje, tha Ahmeti. Konkursi, sipas tij, nuk parasheh afatet se kur duhet të zgjidhet drejtori i kësaj kompanie.
Në anën tjetër drejtues të Qeverisë së Kosovës thonë se kjo nuk është çështje e qeverisë së Kosovës, por e kësaj kompanie publike. Saktësisht Bordit të ANP`së.
Është çështje e Bordit të ANP`së dhe kjo nuk ka të bëjë me qeverinë, tha Memli Krasniqi, zëdhënës i qeverisë. Ai tha kështu duke mos përmendur fare problemet politike. Konkursi është shpallur para disa javësh dhe ende s`janë vlerësuar as CV`të e kandidatëve në konkurrencë për ta drejtuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës i cili tash është në fazën e fundit të dhënies me koncesion.
Sipas ligjit, të drejtën për zgjedhjen e drejtorit të kompanisë e ka vetëm bordi dhe nuk lejohet asnjë ndërhyrje nga jashtë.